Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Ja ku do të strehohen emigrantët shqiptarë që shkojnë në Angli

VIDEO/ Ja ku do të strehohen emigrantët shqiptarë që

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar pamje nga një ndërtesë e vendosur në një platformë uji, ku do të strehojë emigrantët që kërkojnë azil, përfshirë këtu dhe shqiptarët.

Anija Bibby Stockholm mund të strehojë 500 emigrantë dhe do të jetë “dukshëm” më e lirë sesa hotelet, tha Zyra e Brendshme në një deklaratë të dërguar me email. Ajo do të ankorohet në Portland, Anglia jugperëndimore.

Duke u përballur me dhjetëra mijëra kërkesa për azil që duhet të përpunohen, qeveria po përpiqet të përballojë koston e taksapaguesve për strehimin e tyre në hotele, të cilat i vendos në rreth 7 milion £ (8.7 milion dollarë) në ditë.

Përdorimi i hoteleve të shtrenjta për të strehuar ata që bëjnë udhëtime të paligjshme, të panevojshme dhe të rrezikshme me varka të vogla duhet të ndalet. Ne nuk do të lartësojmë interesat e emigrantëve të paligjshëm mbi popullin britanik, të cilit jemi zgjedhur t’i shërbejmë. Ne duhet të përdorim opsionet alternative të akomodimit, siç po bëjnë fqinjët tanë evropianë – duke përfshirë përdorimin e mauneve dhe trageteve – për t’i kursyer taksapaguesit britanikë miliona paund”, tha ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick

Kliko linkun për të parë videon

https://metro.co.uk/video/overview-floating-barge-house-asylum-seekers-2913079/?ito=vjs-link

Megjithatë, arsyetimi kryesor për strehimin e migrantëve në anije është që në radhë të parë të pengohen njerëzit që të kalojnë kanalin në vend që të përshpejtojnë përpunimin e kërkesave për azil, thanë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Home Office.

“Zyrtarët qeveritarë vunë në dukje statistikat që sugjeronin se numri i shqiptarëve që përpiqeshin të kalonin Kanalin kishte rënë në tre muajt e parë të 2023. Kjo pasoi një marrëveshje të arritur në dhjetor me qeverinë shqiptare për të lehtësuar kthimet”, thuhet ndër të tjera në një shkrim të “Bloomberg”.

Të fundit