Flash News

E-TJERA

Video/ Itinerati i fundit i Lear Kurtit, nga ndjekja dhe shoqërimi në polici te humbja e jetës

Video/ Itinerati i fundit i Lear Kurtit, nga ndjekja dhe shoqërimi në

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, pas shoqërimit në Komisariatin nr.4 të Tiranës nga efektivët e policisë.

Paraprakisht, policia raportoi se Kurti pas shqetësimeve që shfaqi gjatë shoqërimit, u dërgua në Spitalin e Traumës ku edhe ndërroi jetë.

Një fakt të tillë e rrëzon vetë spitali, i cili raportoi se Lear Kurti mbërriti pa shenja jete. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bashke me Prokurorinë, në një njoftim të përbashkët, deklaruan se Lear Kurti ndërroi jetë nga mbidoza pasi gjatë arrestimit për t’i shpëtuar policëve, ka gëlltitur një sasi lënde kokainë.

Deklaratës së AMP-së dhe Prokurorisë, Spitali i Traumës nuk ju kundërpërgjigj për të rrëzuar apo pohuar atë çka thuhej për ekspertizën e Kurtit.

Emisioni ‘Review’ në Euronews Albania, ka sjellë disa pamje të itinerarit të fundit të Lear Kurtit nga pikasja e policisë deri te shoqërimi i tij.

Në pamje duket Leari i cili është duke ecur në rrugë dhe një makinë policie që është duke patrulluar. Leari duket se po flet në telefon me dikë, në momentin kur makina e policisë i kalon pranë.

Pak më vonë shihet momenti kur dy policë ndjekin me vrap Learin, deri në momentin që e kanë kapur 32-vjeçarin në rrugën ‘Don Bosko’.



Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi me Learin në momentet e fundit, kreu i PD-së Sali Berisha, ka ndarë një video ku shfaqet Leari në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe një efektiv që e tërheq me forcë për ta ngritur.

Të fundit