Flash News

E-TJERA

Video/ Gurorja që u kthye në “mollë sherri” për Rrajat dhe Majat

Video/ Gurorja që u kthye në “mollë sherri” për

Fisi Rraja dhunoi me sende të forta duke lënë të plagosur dy kushërinj, Bilbil dhe Jashar Maja. Fisi Maja, por jo vetëm, kishin denoncuar guroren nën administrim të Xhelil Rrajës, se po iu shkatërronte shtëpitë me shpërthimet.

Mirëpo, denoncimet e Majave morën një përgjigje barbare nga Rrajat të cilët në mes të një lokali në Borizanë dhunuan me sende të forta Bilbilin dhe Jasharin, duke iu shkaktuar plagë të rëndë, thyerje.

Në fotot dhe video-n që shihni, siguruar nga TCH, është gurorja e cila u kthye në “mollë sherri” për dy fiset.

 Video/ Gurorja që u kthye në “mollë sherri” për

Policia e Shtetit ka shoqëruar Ineid Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Video/ Gurorja që u kthye në “mollë sherri” për

Ndërsa në kërkim është shpallur Rexhep Rraja, djali i ish- deputetit Partisë Socialiste, Rahman Rraja, dhe vëllai i këtij të fundit, Xhelil Rraja. Gjatë dhunës në Borizanë, Xhelili u shfaq me armë në dorë duke kërcënuar Bilbil Majën.

Video/ Gurorja që u kthye në “mollë sherri” për

Rrahman Rraja dha sot dorëheqjen si deputet i PS-së, duke i bërë thirrje të birit, Rexhepit, t’i dorëzohet drejtësisë.

 

 

 

Të fundit