Flash News

E-TJERA

Vëzhgim i Politiko në protestën e studentëve të mjekësisë, të rinjtë paralajmërojnë bojkot dhe grevë

Vëzhgim i Politiko në protestën e studentëve të

Studentët e Mjekësisë te veshur me buza bardha kanë përshkallëzuar protestën e tyre këtë të enjte duke u vendosur para Kuvendit, teksa janë shprehur të vendosur për të kundërshtuar sërish pr/ligjin e qeverisë e cila kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar aty ku e cakton shteti.

Politiko ka ndjekur nga afër protestën e të rinjve, ndërsa paralelisht në seancën plenare debatohej mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me nismën e qeverisë. 

Danjela Disha, studente e mjekësisë së përgjithshme në vit të katërt tregoi e revoltuar se po proteston mes temperaturave të larta bashkë me kolegët e saj, pasi qeveria po ua mohon hapur të drejtat.

"Protestojmë për te drejtat tona, ne kemi të drejtat tona që te zgjedhim se ku duam te punojmë, po na mohohen nga qeveria. Në dy mbledhjet që kemi bërë me ministren dhe rektorin e universitetit, Arben Gjata nuk ka kanë pyetur për vendimin thjesht na e kanë bërë me dije draftin. Në të dyja mbledhjet kemi qenë kundër, por ata sërish nuk e kanë marrë parasysh.

Pra dy javësh ne kemi kërkuar draftin që të kemi parasysh me çfarë do të përballemi, por asnjë përgjigje. Këto vitet e punës tonë, i justifikojnë me faktin që shteti paguan taksa për ne. Por këto taksa vërtet mendoni se vijnë për ne!? Ne nuk kemi auditorë, asnjë godinë ku të mësojmë, edhe ato dy auditorë që kemi, muret janë duke rënë.", tha Disha per Politiko. 

Si keni ndërmend ta përshkallëzoni protestën ne rast se qeveria nuk ndryshon qëndrim?

"Protestat do të vazhdojë, do të shkojmë deri në grevë, ose vitin tjetër mund të bëjmë edhe bojkot të vitit akademik,  ato nuk do të kenë më mjek qe të mbajnë dhe kjo gjë është edhe më e rëndë.

E theksoj ne nuk kemi qëllim tonin që të ikim nga Shqipëria, ne duam të rrimë në vend të japim kontributin tonë, por duam ta japim me dëshiron tonë, të jemi të lirë të zgjedhim ku të punojmë. Ne duam disa kushte bazë që ta ushtrojmë profesionin, sepse  ne nuk jemi zoti.  Ne këto kushte nuk ka ofrohen në QSUT dhe jo më në rrethe, ku të gjithë e dimë si janë kushtet, ku te gjithë e dimë si janë kushtet por bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh.", shtoi studentja. 

Kjo është protesta e tretë e studentëve të mjekësisë që protestojnë kundër vendimit për t’i mbajtur në vend 5 vite pas përfundimit të studimeve./ E.K

Të fundit