Flash News

E-TJERA

Mes vendeve më të ‘kërcënuara’ të trashëgimisë evropiane: Ura e Zogut rrezikon shembjen nga neglizhenca

Mes vendeve më të ‘kërcënuara’ të

Komiteti i Trashëgimisë Evropiane ka publikuar listën me 7 vendet më të rrezikuara të trashëgimisë në rajonin evropian, ku mes tyre ndodhet edhe Ura e Zogut në Shqipëri.

Sipas Euronews, në kuadër të 18 Prillit e shpallur edhe si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendeve, komiteti ka shpallur listën me qëllim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e monumenteve.

Në artikull, shkruhet se Ura e Zogut nuk është mirëmbajtur mjaftueshëm çka ka bërë që ajo të rrënohet.

“Një pjesë e zymtë e infrastrukturës që gdhend peizazhin e lumit Mat në Shqipërinë e Veriut. Ura e Zogut ishte përpara kohës kur u ndërtua në vitin 1927 me gjatësinë e saj mbresëlënëse dhe ato harqe prej çeliku. Por pavarësisht pamjes mbresëlënëse të saj - aq sa Shqipëria e shpalli Monument Kulture të kategorisë së parë - ura është rrënuar. Ndërtimi i dy urave të tjera më tej përgjatë lumit ka bërë që Zogu të mos përdoret dhe si rrjedhojë të mos mirëmbahet siç duhet. Turistët ende e vizitojnë rregullisht urën, por ajo rrezikon të shembet pasi një nga kolonat është në prag të shkatërrimit”, thuhet në artikull.

Europa Nostra e dha alarmin e parë për rrezikun që i kanoset Urës së Zogut, për shkak se kolonat janë drejt shembjes duke rrezikuar zhdukjen e monumentit të shpallut Monument Kulture.

"Këto vende kërcënohen nga neglizhenca, prishja e planifikuar, zhvillimi i papërshtatshëm, ndikimi shkatërrues i fatkeqësive natyrore ose mungesa e financimit," tha Prof. Dr. Hermann Parzinger, president ekzekutiv i Europa Nostra.

Të fundit