Flash News

E-TJERA

Vendet me më shumë ditë pushimi të paguara në botë, ku renditet Shqipëria

Vendet me më shumë ditë pushimi të paguara në

Një analizë e ligjeve që mbulojnë pushimet vjetore me pagesë dhe festat zyrtare të paguara në 197 vende anembanë globit tregon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve mesatare, me 34 ditë pushimi.

Sipas analizës së Resume.io, Shqipëria renditet krahas Danimarkës, Qipros, Egjiptit, Mauritius, Afrikës së Jugut dhe disa vende të jera në Afrikë. Në 34 ditët e pushimti përfshihen festat zyrtare dhe ditët e pushimit të paguara që marrin punonjësit nga kompania.

Shqipëria ka 14 ditë festa publike zyrtare dhe 20 ditë pushime për punonjësit, të paguara me ligj.

Kosova vjen pas saj, me 31 ditë pushimi të paguara gjithsej në vit.

Irani, i cili qëndron në krye të listës, ka më shumë pushime zyrtare në botë, 27 ditë, dhe ditët e pushimeve më të paguara në përgjithësi, 53 ditë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më pak ditë pushime të paguara (0) dhe vendi me numrin e dytë më të ulët të ditëve të pushimeve me pagesë në botë (10).

Të fundit