Flash News

E-TJERA

Kërcënohen sërish anëtarët e fisit Maja

Kërcënohen sërish anëtarët e fisit Maja

Lulezim Maja ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Ajo që e bën më të dyshimtë ngjarjen është fakti se 43-vjeçari nga Borizana e Krujës është vëllai i një prej të dhunuarve nga Rrajat, Jashar Majës.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

 Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit