Flash News

E-TJERA

Veliaj në qeli, Ajola Xoxa shtatzënë/ Avokati: Nuk mund të vijë në seancë

Veliaj në qeli, Ajola Xoxa shtatzënë/ Avokati: Nuk mund të

Ka nisur senaca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, me gjyqtare Ëngjëllushe Tahirin, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Avokati i bashkëshortes së Veliajt, Maks Haxhia tha në fjalën e tij se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa nuk mund të paraqitet në seancë sepse është shtatzënë.

“Klientja është në pamundësi shëndetësore, është shtatzënë, ia ka ndaluar mjeku që të vijë, po bëj gati aktin mjekësor për t’ia paraqitur gjykatës”, u shpreh Maks Haxhia.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Të fundit