Flash News

E-TJERA

Varhelyi “lodhet nga dasma” e Ramës: Njerëzit duan të dijnë kur do të jetojnë si në Europë

Varhelyi “lodhet nga dasma” e Ramës: Njerëzit duan të
Foto Ilustruese

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka qenë i pranishëm në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, ku u fol për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili adresoi fajin për mosçeljen e negociatave te BE-ja. Ky i fundit deklaroi se “Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë, nëse do ndodhë do shkojmë me rroba të rastit, nuk do vishemi, zbukurohemi, nuk do porosisim orkestrën më të mirë as për banketin më të madh në pritje të krushqve, apo të na ngelet dhëndri në derë se kur të ngelet dhëndri një zdap në derë se nusja nuk vjen, kjo është e më keq”.

Ndërsa Varhelyi  ia ktheu prerë duke i bërë të qartë Ramës se nuk bëhet fjalë për martesa, por për marrëveshje të cilat njerëzit i duan dhe kërkojnë të jetojnë sa më parë si në Europë.

“Nëse e kryejmë punën dhe do të duhet të përshpejtojë integrimin e rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për anëtarësimin e BE-së për martesa, apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese. Flasim për korniza negociuese. Flasim për non-paper.

Të jemi të sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe, kur do t’i kemi mundësitë e njëjta siç i kanë njerëzit në BE. Kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eleminohen. Ky është integrim i vërtetë, fillon me ekonominë dhe shoqërinë”, deklaroi komisioneri. 



Të fundit