Flash News

E-TJERA

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Safe Journalists ngre shqetësimin: Censurohet raportimi i njëanshëm

Urdhri i Prokurorisë për mediat, Safe Journalists ngre

Prokuroria nxori një urdhër disa ditë më parë, ku ndalonte mediat të publikonin çdo lloj informacioni apo të dhënash që vinte nga rrjedhja që solli sulmi kibernetik nga hakerat iranianë.

Rrjeti Safe Journalists ka reaguar lidhur me vendimin e Prokurorisë, duke e cilësuar shqetësues vendimin teksa thekson se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me procedime për publikimin e informacioneve në interes të publikut.

Safe Journalists kërkon nga me4diat shqiptare që ta trajtojnë me kujdes dhe përgjegjësi materialin e publikuar nga hakerat iranianë.

“Shoqatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe gazetarët shprehin sot shqetësimin tonë të përbashkët për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet prokuroriale shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuara dhe theksojnë se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale për publikimin e informacionit në interes të publikut.

Ndërkohë që organizatat tona njohin natyrën e ndjeshme të këtyre rrjedhjeve dhe i nxisin të gjitha mediat në Shqipëri që ta trajtojnë materialin në mënyrë rigoroze etike dhe të përgjegjshme, është jetike që autoritetet shqiptare të vazhdojnë me kujdes dhe konsideratë të plotë për liritë e gazetarisë të mbrojtura si nga ligjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Sipas Safe Journalists, urdhri i Prokurorisë ngre shqetësime mbi kufizimin e lirisë së shtypit dhe raportimin e njëanshëm të ngjarjeve. “Kërcënimet për hetime penale dhe bllokimi i faqeve të internetit për mediat apo gazetarët që shkelin urdhrin e ndalimit”, thekson raporti, “do të kenë ndërkohë një efekt censurues në raportim dhe mund të hapin derën për kriminalizimin e veprimtarisë legjitime gazetareske. Asnjë gazetar, redaktor apo botues në Shqipëri nuk duhet të ndiqet penalisht për publikimin e informacionit të saktë mbi një çështje me interes publik.”

Të fundit