Flash News

E-TJERA

Ulet sërish çmimi i naftës, sa do të shitet benzina dhe gazi

Ulet sërish çmimi i naftës, sa do të shitet benzina dhe

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet.

Çmimi i naftës ka shënuar sërish rënie, ndërsa benzina dhe gazi nuk kanë ndryshuar.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit