Flash News

E-TJERA

U zgjodh në krye të SPAK, kush është Altin Dumani

U zgjodh në krye të SPAK, kush është Altin Dumani

Altin Dumani është kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit (SPAK).

Dumani fitoi përballë dy kandidatëve të tjerë Adnan Xholi dhe Edvin Kondili. Dumani do të zerë vendin e Arben Krajës të cilit i përfundoi mandate disa ditë më parë.

Altin Dumani ka qenë prokuror i SPAK i cili udhëhoqi aksionin që çoi në pranga 13 persona, mes tyre edhe gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha.

Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. AI është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe është një nga prokurorët që  drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Dumani ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror. Për herë të parë, ai mori detyrën në Prokurorinë e Sarandës, për të vijuar në vitin 2000 si drejtur prokurorie në Tropojë, post që iu refuzua për shkak të çështjeve problematike.

Në vitin 2004 Dumani ka mbajtur postin e zv.drejtori të të Prokrurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë. Në qershor të vitit 2007 Dumani uvendos në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit