Flash News

E-TJERA

U tha se u arrestua, reagon Ibrahim Lici: Jam i lirë, s’kam lidhje me vrasjen e Endri Mustafës

U tha se u arrestua, reagon Ibrahim Lici: Jam i lirë, s’kam lidhje me

Ibrahim Lici u raportua dy ditë më parë i arrestuar nga autoritetet në Turiq, pasi figuron në listën e Interpol Tiranës me disa akuza të rënda.

Lici ka reaguar nga Turqia duke mohuar të jetë arrestuar. Lidhur me akuzat si i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës, Lici deklaron se ka dorëzuar kamerat e sigurisë që vërtetojnë s editon e ngjarjes, ai ka qenë në Tiranë.

Lici shprehet se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali dhe kërkon nga polica të dalë me një deklaratë për të rrëzuar lajmet për arrestimin e tij.

“Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen për te cilën akuzohem për vrasjen e Endri Mustafës, kam dorëzuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vërtetojnë qe unë kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo është e vërtetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Unë pres vendimin e gjykatës për te zbardhur ngjarjen dhe për te çuar përpara drejtësisë autoret e vërtete. Edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali nuk kam qene asnjëherë nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kërkim nga policia, pra ne kërkim policor si person për t’u marre ne pyetje vetëm se nuk jam gjetur ne banese. Nuk kam patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali. Shume e çuditshme te kërkohet ekstradimi im ne një kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policisë te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse unë jam i lire dhe ne pritje ne drejtësisë. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojnë qarte jetën e lire qe bej ne shtetin turk”, thuhet në reagimin e Licit.

Të fundit