Flash News

E-TJERA

U shpërngul nga rruga “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse në Tiranë sqaron arsyen

U shpërngul nga rruga  “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse

Ambasada rusë në Tiranë ka sqaruar arsyen e shpërnguljes nga godina ku qëndronte, aty ku rruga mori emrin “Ukraina e Lirë”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada sqaron se ambasada e re u hap në shtator të vitit 2019, por për shkak të ndërprerjes së punimeve gjatë periudhës së pandemisë, zhvendosja u realizua në muajin qershor.

Ambasada njofton gjithashtu se është njoftuar edhe Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme për zhvendosjen dhe adresën e re.

“Në lidhje me publikimin në një sërë mediash shqiptare të informacioneve jo të besueshme për zhvendosjen e pretenduar të Ambasadës Ruse në Shqipëri në një godinë të re për arsye të riemërtimit të rrugës, njoftojmë sa më poshtë:

Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë.

Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale.

Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm”, njofton ambasada.

 

Të fundit