Flash News

E-TJERA

U shkarkua nga vetting-u, gjyqtari fiton gjyqin në Strasburg, kërkohet rihapja e gjykimit

U shkarkua nga vetting-u, gjyqtari fiton gjyqin në Strasburg, kërkohet

Gjyqtari i shkarkuar nga vetting-u, Besni Cani, ka fituar gjyqin në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Cani u shkarkua më 17 shkurt të vitit 2020 nga KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e Canit nga detyra pas animimit që bëri ONM-ja. Cani e kaloi vetting-un pavarësisht disa problemeve që shfaqi me pasurinë. Më pas ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Edhe Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPA-së, që pavarësisht problemeve me pasurinë dhe anën profesionale e etike, e konfirmoi në detyrë Besnik Canin. Nisur nga fakti se pjesë e trupës gjykuese që vendosi shkarkimin e tij ka qenë edhe Luan Daci, i dënuar me shërbim prove për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Strasburgut kërkon rihapjen e gjykimit për Canin.

“Rrjedhimisht, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së ankuesit për një “gjykatë  të krijuar me ligj” sipas nenit 6, 1 të Konventës do të ishte rihapja e procedurave, nëse aplikanti kërkon një rihapje të tillë, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6, 1 të Konventës. Së fundi, kërkuesi kërkoi që Gjykata të anulonte vendimin e KPA -së të datës 27 shkurt 2020 dhe të urdhëronte Qeverinë ta rivendoste atë menjëherë në zyrën e tij të mëparshme. Në funksion të juridiksionit të saj  dhe natyrës së shkeljes që u konstatua në lidhje me procedurat e verifikimit të kërkuesit, Gjykata e refuzon këtë kërkesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Të fundit