Flash News

E-TJERA

U kap me kanabis në makinë, përjashtohet efektivi i Rrugores në Tiranë, nuk iu bind urdhrit dhe ofendoi kolegët

U kap me kanabis në makinë, përjashtohet efektivi i Rrugores

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është përjashtuar nga radhët e policisë, pasi u kap me drogë në makinë.

Reanto Feri ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara kur u pikas nga forcat Shqiponja. Kolegët i bënë me shënje të ndalojë, por Feri shtoi shpejtësinë për t’iu larguar efektivëve.

Në momentin që ka ndaluar, Feri ka nisur të shajë dhe ofendojë kolegët e tij. Në mjetin që ai drejtonte është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa. Efektivi i Rrugores po udhëtonte me një mjet me xhama të zinj.

Pasi i ndaloi kolegëve, Feri ka refuzuar të identifikohej duke u larguar me shpejtësi.

Forcat Shqiponja lajmëruan sallën operative ku u bë i mundur ndalimi i tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Menjëherë pas arrestimit, i identifikua se Feri ishte punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin e tij nga radhët e policisë. Feri është djali i Arian Ferit, shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të fundit