Flash News

E-TJERA

U futën për t'u larë në Liqenin e Banjës, mbyten babai me dy djemtë e mitur, me ta edhe kushëriri

U futën për t'u larë në Liqenin e Banjës, mbyten

Një tragjedi ka ndodhur në Gramsh, ku katër persona të cilët ishin futur për t’u larë në Liqenin e Banjës, janë mbytur.

Mësohet se viktimat janë babi 46 vjeç bashkë me dy djemtë e mitur (19 vjeç dhe 14 vjeç), si edhe kushëriri i tyre (20 vjeç). Të katër, siç raportojnë familjarët, kishin hyrë për t’u larë, por nuk dolën më nga uji.

Polumbarët po punojnë për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni.

Njoftimi:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit  rreth 46 vjeç,  19 vjeç, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi , 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit