Flash News

E-TJERA

U dënua për ndërtim pa leje, flet për herë të parë Mimoza Ahmeti: Do ndërtoja një shkollë arti

U dënua për ndërtim pa leje, flet për herë të

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka folur për herë të parë publikisht lidhur me dënimin e saj për shkak të një ndërtimi pa leje në Petrelë.

E ftuar në ‘Artkand’ në Top Channel, Ahmeti pohoi se nuk ishte informuar për vendimin e Prokurorisë për ta dënuar shkrimtaren me 40 orë punë për interes publik, por tha se do t’i përmbushë duke dhënë leksione.

Ahmeti tha se dëshira e saj ishte që pronën në Petrelë të cilën ja dëmtoi tërmeti i 26 Nëntorit, ta rindërtonte duke e kthyer në një galeri dhe shkollë arti.

“Bota bëhet shumë e bukur kur gjërat merret thjesht. Nuk i kam ndjekur portalet. Kam për të dhënë disa leksione publike. Duhet të jem realiste. Interesi i artistit është mjaft interes egoist në kuptimin më të pastër të fjalës. Ai e di çfarë kateti po ndërton. Është i vetëdijshëm, por nuk e bën me strategjira paraprake. Mbledh resurset. Në gjithë këtë mbledhje resursesh për veten dhe për të tjerët kjo ishte dëshira për t’i ngjallur jetën atij fshati paksa të fjetur siç është Petrela, ku për fat të keq mora vesh që nuk kishte as ujë. Kemi shumë për të bërë bashkë dhe pavarësisht foirmës ekstremale të ndërtimeve, do të ketë antisipinë në rang global dhe local për të ndërtuar një shoqëri komune. Një shoqëri ku nuk është dënimi që ndërton, por morali i brendshëm”, deklaroi Mimoza Ahmeti.

Të fundit