Flash News

E-TJERA

U arrestua për mashtrim, kush është Milena Deraj; mori 340 mijë euro për gjyqin e Masakrës së Velipojës

U arrestua për mashtrim, kush është Milena Deraj; mori 340

Milena Deraj është 30-vjeçarja e arrestuar sot, pasi kishte marrë 340 mijë euro nga familja Verracaku, e cila humbi Kujtim Verracakun në Masakrën me 4 të vrarë në Velipojë në vitin 2021.

Deraj ka qenë dikur punonjëse e Bankës së Shqipërisë, dhe shumën e parave e mori me qëllim që ta ndihmonte familjen në gjyqin për Masakrën e Velipojës.

30-vjeçarja ka mashtruar Hasan Verracakun, vëllain  eKujtimit, dhe dy djemtë e tij, Abedin dhe Shyqyri Verracaku. Deraj iu ka thënë se do t’i ndihmonte në një process gjyqësore për ngjarjen që ndodhi në Velipojë, në vitin 2021.

Dy familjet Verracaku dhe Gocaj kanë hotele në Velipojë me distancë 50 metra larg njëri tjetrit. Kjo u bë shkak për të çcuar në konfliktin që degradoi në vrasje.

Të fundit