Flash News

E-TJERA

Tre përfaqësues të PS-së qëllojnë me qyta pistoletash aktivistët e PD-së

Tre përfaqësues të PS-së qëllojnë me qyta

Partia Socialiste e ka nisur vrullshëm fushatën elektorale. Nga kërcënimet që vetë kryeministrit Edi Rama i bën gjatë takimeve të tij kunddrejt opozitës dhe përkrahësve të demokratëve, kësaj herë gjërat kanë shkuar në konkretizim.

Politiko.al  bën me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.

Mësohet se një grup i armatosur i drejtuar nga Drejtori i Hec-it Fierzë, Vasil Muslija me djalin e tij dhe shtetasin Zamir Sadiku, te tre përfaqësues të PS-së, kanë ndaluar një makinë.

Në makinën e ndaluar prej tyre ndodheshin shtetasit Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, aktivistë të Partisë Demokratike.

Tre përfaqësues të PS-së qëllojnë me qyta

Muslija me djalin e tij dhe Sadiku i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë aktivistët demokrat ku ka mbetur i plagosur rëndë Besmir Nika dhe më lehtë vëllai i tij Bledari.

Të tre personat Vasili, i biri dhe Zamiri kanë qenë të armatosur dhe gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë me presione e shantazhe ndaj qytetarëve të kësaj zone, mëson Politiko.al.

Tre përfaqësues të PS-së qëllojnë me qyta

Mesa duket Ramës i është futur frika në palcë dhe ka gjetur mënyrën e tij më të lehtë për të nënshtruar apo për të manipuluar njerezit, sikurse është DHUNA.

Të fundit