Flash News

E-TJERA

Tonelata me kokainë në Peru, dalin fotot e 2 shqiptarëve në kërkim

Tonelata me kokainë në Peru, dalin fotot e 2 shqiptarëve në

Autoritetet në Peru gotën pak ditë më parë një rrjet të organizuar që merrej me prodhimin, ruajtjen dhe trafikim e drogës me destinacion Italinë dhe Gjermaninë.

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës sipas autoriteteve peruane ishin edhe shqiptarët ku si rezultat i operacionit janë arrestuar dy persona, 28 vjeçari shqiptar Kadri Gjoci dhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49 vjeç.

Mediat spanjolle kanë publikuar edhe foto e dy shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës: Robert Suloti dhe Mamo Espitare. Të dy shqiptarët janë shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2.3 tonë kokainë e pastër e prodhuar në Peru. Përveç Kadri Gjocit dhe biznesmenit italian, në pranga ranë dhe dy shtetas të tjerë, peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay 57-vjeç. Këtij të fundit iu sekuestrua 5 kg e 300 gr kokainë, dy automjete dhe një pajisje komunizmi.

 

Të fundit