Flash News

E-TJERA

‘The Time’: Azilkërkuesit shqiptarë po zhduken nga hotelet, bandat e Britanisë i rekrutojnë në ‘shtëpi bari’

‘The Time’: Azilkërkuesit shqiptarë po zhduken nga

Mediat britanike i kanë kushtuar një tjetër artikull emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që kalojnë përmes kanalit të “La Manche” drejt Britanisë së Madhe.

Policia britanike ka nisur një operacion për të hetuar numrin e shqiptarëve azilkërkues të shpallur të zhdukur gjatë qëndrimit kryesisht në hotele, raporton “The Time”.

Operacioni i quajtur “Rosewood”, që drejtohet nga policia e West Yorkshire, është duke hetuar raportet që tregojnë se grupet e krimit të organizuar, kryesisht në veri të Britanisë, kanë shënjestruar shqiptarët dhe azilkërkuesit vietnamezë për t’i shfrytëzuar për punë që lidhen me drogën.

Organizatat kanë arritur në përfundimin se shqiptarët dhe vietnamezët janë përdorur gjerësisht në fermat e drogës.

Më shumë se 35,000 azilkërkues jetojnë në hotele, duke u kushtuar taksapaguesve britanikë të paktën 4 milionë paund në ditë, pasi një numër rekord i emigrantëve vazhdojnë të kalojnë Kanalin. Të enjten, 214 refugjatë kaluan në pesë varka, duke e çuar totalin për këtë vit në 21,072, pothuajse dyfishi i numrit që kishte mbërritur në këtë kohë vitin e kaluar dhe shqiptarët përbëjnë 1/4 e kalimeve këtë vit.

Numri i madh i personave vulnerabël që akomodohen në hotele, përfshirë fëmijët, i ka bërë ata objektiva më të lehtë për grupet e krimit të organizuar.

Këshilli i Refugjatëve i ka kërkuar qeverisë të rrisë mbështetjen për azilkërkuesit, duke përfshirë rritjen e pagesës prej 40 £ në javë, në mënyrë që ata të jenë më pak të varur nga tregu i zi i punës.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel njoftoi dje se 17 kriminelë të huaj janë dëbuar me një fluturim çarter për në Shqipëri. Ata ishin të dënuar për krime, ku përfshiheshin tregtimi i drogës të klasit A, mashtrimi dhe pastrim i parave, ndërsa një prej tyre ishte thjesht dhe vetëm emigrant i paligjshëm në Britani.

Të fundit