Flash News

E-TJERA

Tentuan kalimin përmes Rinasit, Antiterrori iu ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve

Tentuan kalimin përmes Rinasit, Antiterrori iu ndalon hyrjen në

Dy shtetasve iranianë iu është ndaluar hyrja në Shqipëri, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për një grua dhe një burrëtë lindur të dy në Iran, përkatëisht Afshin Kalantari dhe Soltani Batool. Të dyve iu është ndaluar hyrja në Shqipëri dhe iu kërkua të ktheheshin mbrapsht në Gjermani.

Dy shtetasit iranianë kanë refuzuar të kthehen në Gjermani dhe janë mbajtur për 72 orë në aeroport për t’u deportuar më pas.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri, së cilës i janë bashkuar edhe ata që kanë dezertuar MEK.

Në ftesë thuhej se do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Të fundit