Flash News

E-TJERA

Tensionet në veri, protestë para ambasadës serbe në Tiranë në mbështetje të Kosovës

Tensionet në veri, protestë para ambasadës serbe në

Aktivistë dhe qytetarë të Tiranës kanë dalë sot në protestë për të mbështetur Kosovësn, pas sulmeve dhe tensioneve në veri të vendit.

Protesta po zhvillohet para ambasadës serbe në Tiranë. Qytetarët kanë dalë me thirrjet “Kosovë-Shqipëri ne jemi 1” me flamuj kombëtarë dhe parrulla në mbështetje të Kosovës.

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

Veriu i Kosovës vijon prej ditësh nën tensione dhe sulme, pasi serbët vendosën barrikada në kufij. Kryeministri Kurt ii ka bërë thirrje të vazhdueshme Vuçiçit për të tërhequr pas barrikadat, por ky i fundit vijon të refuzojë.

Dje u sulmua një media e Kosovës e cila kishte shkuar në vendngjarje për të raportuar. Nga sulmi mbetën të plagosur lehtë gazetarët.

Të fundit