Flash News

E-TJERA

“Të mërkurën hyjmë në grevë urie”, pedagogët ultimatum qeverisë për plotësimin e kërkesave

“Të mërkurën hyjmë në grevë urie”,

Pedagogët i kanë lënë afat qeverisë ditën e mërkurë për të plotësuar kërkesat e tyre, ose në të kundërt do të nisin grevën e urisë në orën 16:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kreu i SPUSH-it, Sandër Kovaçi, tha se qeveria ka treguar se nuk e sheh gjendjen universiteteve në Shqipëri, dhe se pavarësisht përpjekjeve për intimidim, pedagogët do t’i shkojnë deri në fund qëllimit.

Kovaçi i bëri thirrje kolegëve të solidarizohen me thirrjen për grevë.

“Ne këtë betejë e kemi filluar prej 3 vitesh por e kemi intensifikuar 2 muajt e fundit. Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëshmuar apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona, ofron gjithmonë zgjidhje makiazh pa e shoqëruar me vendime konkrete. Së fundmi është vënë me initimidim dhe presione që të shuhet kauza jonë e drejtë. Është propozuar që të kalohet në formën e grevës së urisë dhe që në këtë fazë mund të bëjë të ndërgjegjësojë opinion e brendshëm dhe atë ndërkombëtar që të dëgjohet kauza jonë.

Kërkoj miratimin për këtë akt të padëshirueshëm, por të nevojshëm me një ngritje dore.

I lëmë kohë deri të mërkurën për të zgjedhur zgjidhje të gjithë të mërkurën të jemi këtu në orën 16:00 për solidarizim ndaj të gjithë atyre që kanë marrë përsipër këtë akt sakrifice”, tha Kovaçi.

Të fundit