Flash News

E-TJERA

Të huajt “braktisin” Shqipërinë, nuk pranojnë ortakëri me shqiptarët; bizneset me pronësi të përbashkët prekin minimumin

Të huajt “braktisin” Shqipërinë, nuk pranojnë

Të huajt po braktisin investimet në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se norma e ndërmarrjeve të përbashkëta mes shqiptarëve dhe të huajve, për vitin 2021 ka zbritur në 0.8% të totalit të ndërmarrjeve në vendin tonë.

Sipas “SCAN Intel” i cili ka analizuar shifrat e INSTAT, për vitin 2020 norma arrinte në 1%, ndërsa në vitin 2019 ishte 1.3%. Nivelin maksimal ndërmarrjet e huaja e kanë arritur në vitin 2017 dhe 2014 me 1.6%. Kjo do të thotë se për një periudhë kohore 5-vjeçare, norma mes ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptare dhe të huaja, është përgjysmuar.

Edhe pse viti 2021 përkon me pandeminë, tendenca nuk ka lidhje me Covid-19, pasi nroma mbetet e qëndrueshme, pas rënies që nga viti 2018. Madje, në vitin 2021 norma ka prekur nivelin më të lartë duke u ngjitur në 2.9%, nga 2.7% që ishte në 2019-ën, 2.5% në 2018-ën, apo 2.3% në 2017-ën.

Shifrat tregojnë se të huajt nuk kanë ndaluar së bëri biznes në Shqipëri, por kanë ndaluar së të bërit biznes me sipërmarrës shqiptarë.

“Në vitin 2021, numri total i ndërmarrjeve me pronësi të përbashkët mes shqiptarëve dhe të huajve ka zbritur pranë një rekordi historik të ulët, vetëm 1385 të tilla, nga 1602 në 2020-tën apo 2174 në vitin 2019. Pra, në vetëm tre vite numërohen 789 biznese të përbashkëta më pak në vendin tonë. Rekordi historik regjistrohet në vitin 2017, me plot 2591 ndërmarrje të tilla.

Nga krahu i kundërt shohim se në vitin 2021, numri i ndërmarrjeve me pronësi 100% të huaj në vendin tonë ka prekur rekordin historik prej 5250 ndërmarrjeve, nga 4443 në 2020-ën apo 4269 në 2019-ën. Nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2017-të kuptojmë se gjatë së njëjtës periudhë kohore, bizneset 100% të huaja në Shqipëri janë shtuar me 1659 subjekte, ose me 46%, ndërkohë që ato të përbashkëta janë pakësuar me 1206 subjekte, apo ekzaktësisht me 46%”, thotë “SCAN Intel”.

Të fundit