Flash News

E-TJERA

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Kujtojmë që shkarkimi i  Çuçit erdhi pas ngjarjes në Krujë, ku vëllezërit, djali dhe të afërm të Rrahman Rrajës dhunua barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën, pas konfliktit për një gurore.

Taulant Balla karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Të fundit