Flash News

KRYESORE

"SPAK po heton dhe socialistë te tjerë" Salianji: Një ndër to është Gjiknuri

"SPAK po heton dhe socialistë te tjerë" Salianji: Një

Demokrati, Ervin Salianji duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve është shprehur se ky rast ka shpërfaqur një rast të madh korrupsioni ku është përfshirë thuajse gjithë qeveria.

Salianji bëri me dije se ndër emrat e përmendur është  ai i Damian Gjiknurit.

Personi në hetim nuk është në Shqipëri. Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë dhe të publikut një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë dhe dhjetëra persona deputetë aktualë të PS, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë janë përfshirë po njësoj në korrupsion ,Për këtë arsye Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar.

Gjiknuri brenda dosjes? “Ka dhjetëra persona. Unë i kam pyetur prokurorët.  Nuk bëhet fjalë vetëm për të por edhe ish-ministra të tjerë dhe funksionarë që nuk kanë mandat sot. Po ekziston edhe emri që përmendët edhe ashtu sikur janë edhe dhjetëra të tjerë, deputetë të sotëm. Ish-kryetarë bashkie, ministra, kryetarë bashkie që përmenden. Kaq mund të them” tha ai.

Të fundit