Flash News

E-TJERA

SPAK fal Irena Gjokën, kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares me tre mbiemra

SPAK fal Irena Gjokën, kërkon pushimin e çështjes ndaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj Irena Gjokës, e akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Sipas SPAK, hetimet kanë treguar se vendimi penal i mëparshëm në Greqi është dhënë në mungesë të saj dhe nuk ka prova që ajo të jetë njoftuar në mënyrë efektive.

Gjithashtu, shton se afatet ligjore për ndjekjen penale janë kaluar dhe nuk rezulton që të ketë kryer veprën penale të akuzuar.

"Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke.

Në vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj është zhvilluar edhe një proces penal në Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447/2005 të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore dhe është dënuar për përdorim dokumentesh të parregullta. Megjithatë, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Në këtë kuadër, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se ajo është njoftuar realisht dhe në mënyrë efektive as për zhvillimin e gjykimit dhe as për shpalljen e vendimit.

Gjithashtu, nuk rezulton të jetë administruar dokumentacion që provon njoftimin e vendimit gjyqësor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni në mënyrë efektive për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.

Po ashtu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënim penal ndaj saj, ndërkohë që edhe në formularin e vetëdeklarimit ajo ka deklaruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë. Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çështjes, mbështetur në nenet 28/1, 75/a dhe 328 pika 1, shkronja “d” dhe “dh”, si edhe 329, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale", thuhet në njoftim.

Prokuroria e Përgjithshme, pasi nisi hetim të thelluar, deklaroi në muajin Janar të këtij viti, se gjyqtarja Irena Gjoka-Maneku-Shpata fshehu dënimin në Greqi duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. 

Sipas dokumentave të publikuara në mediat greke, Irena Gjoka është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumentave false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Në fillim këtë e raportoi gazeta “Ta nea”, pastaj dokumentat i publikoi gazeta “Prothotema”.

Të fundit