Flash News

E-TJERA

Sondazhi në 'Die Presse': Austria kundër zgjerimit të BE-së, i thotë 'JO' integrimit të Shqipërisë

Sondazhi në 'Die Presse': Austria kundër zgjerimit të

Një sondazh në median austriake ‘Die Presse’ ka treguar se mbështetja e vendit për integrimin e Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian ka rënë ndjeshëm.

‘Die Presse’ raporton se bazuar në sondazhin e kryer nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) në korrik mbështetja për anëtarësim në BE për Shqipërinë, ka rënë nga 35% në 14%, një rënie kjo që tregon se austriakët nuk e mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë brenda unionit.

Për Maqedoninë e Veriut shifrat janë më optimiste duke parë edhe një rënie më të vogël, nga 26% që ishte në prill në 20% aktualisht.

Shumica austriake kundërshton zgjerimin e kufijve të BE-së dhe përfshirjen në të të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se më 19 korrik Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe hapën zyrtarisht negociatat me BE-në.

Të fundit