Flash News

E-TJERA

Hapet ‘GoFundMe’ për vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Hapet ‘GoFundMe’ për vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Në një kohë kur Gjykata e Tiranës ka caktuar sot në mëngjes masën e sigurisë "Arrest me burg" për Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, paralelisht në "GoFundMe" është hapur një llogari financiare për autorin e vrasjes.

Llogaria rezulton të jetë hapur sot në mëngjes dhe brenda pak orësh shqiptarët kanë kontribuar shuma financiare.

Donacioni është hapur për të kontribuar financiarisht me qëllim ndihmën ekonomike për Elvis dhe Gjon Shkambin, për të paguar avokatin mbrojtës.

Kjo është një nga situatat më paradoksale që ka ndodhur për këtë rast të rëndë që tronditi gjyqësorin shqiptar.

Ky është rasti i parë në historinë e drejtësisë shqiptare që një popull i jep të drejtë autorit të vrasjes dhe mobilizohet për të mbledhur të ardhura financiare për të ndihmuar vrasësin.

Hapet ‘GoFundMe’ për vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Të fundit