Flash News

E-TJERA

Skandali i pagave, Prokuroria vendos sekuestro mbi serverat e AKSHI-t, Institutit të Sigurimeve dhe Tatimeve

Skandali i pagave, Prokuroria vendos sekuestro mbi serverat e AKSHI-t,

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi serverat tre institucioneve nga dyshohet se ka patur rrjedhje të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve që kanë të bëjnë me pagesat mujore, numri i kartave të identitetit etj.

Pasi nisi hetimet, Prokuroria ka marrë këtë masë më qëllim që të mos ndërhyhet në sistemin e AKSHI-t, Institutit të Sigurimeve dhe Tatimeve.  

Prokuroria ka ngritur tashmë një grup hetimor për të kryer hetimet përkatëse në AKSHI dhe ISSH, po ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe po kryen veprime hetimore për veprat penale të “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe për “Shpërdorim Detyre”.

Kujtojmë se ditën e djeshme u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa sot u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

 

  

Të fundit