Flash News

E-TJERA

Skandali i pagave, Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertë IT dhe nis ekspertimin e kompjuterave

Skandali i pagave, Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertë IT dhe nis

Një ditë pasi regjistroi procedim penal për “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe për “Shpërdorim Detyre”, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje 14 ekspertë të IT në institucionet:  Drejtoria e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Këta punonjës kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Organi i akuzës po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Një ditë më parë, Prokuroria vendosi sekuestro mbi serverat tre institucioneve nga dyshohet se ka patur rrjedhje të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve që kanë të bëjnë me pagesat mujore, numri i kartave të identitetit etj.

Gjithashtu ka ngritur tashmë një grup hetimor për të kryer hetimet përkatëse në AKSHI dhe ISSH, po ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kujtojmë se dy ditë më parë dolën të dhënat për pagat e qytetarëve në muajin janar, ndërsa dje të prillit.

 

Të fundit