Flash News

E-TJERA

Skandal/ Rama e mohoi, por shikoni çfarë kanë publikuar hakerat! Nxjerrin e-mailet dhe shkresat e administratës

Skandal/ Rama e mohoi, por shikoni çfarë kanë publikuar

Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë se të dhënat e shqiptarëve janë të sigurta, duket se hakerat që sulmuan aplikacionin online të e-albania kanë marrë një pjesë të mirë të të dhënave, të cilat i kanë hedhur në një faqe të re në internet.

Faqja e ka nisur aktivitetin e saj më 22 korrik dhe është hapur me domenin: homelandjustice.ru. Aty janë publikuar një pjesë të të dhënave që mendohet se i përkasin institucioneve të shtetit shqiptar.

Hakerat kanë krijuar kategoritë përkatëse duke nisur nga dokumentet që besohet se janë hakeruara në e-albania, ku përfshihen shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe vetë drejtoreshës së këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.AKSHI-EMAILET

Faqja hapet me foton e madhe shoqëruar me titullin: Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit.

Gjithashtu, në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportës së dy ukrainasve dhe të dhënat e vaksinimit të tyre të cilët janë vaksinuar me Sinovac në Sarandë.

Ndërsa nuk mungojnë as të dhënat personave të individëve të ndryshëm ku një prej tyre është një certifikatë martese.

Vetëm pak muaj më parë Shqipëria u përfshi nga skandali i të dhënave personale, i listës së pagave, si dhe targave të makinave./Panorama.al

Të fundit