Flash News

E-TJERA

Si nisi përplasja e policisë me anëtarët e MEK? Flet Rrumbullaku: Kaluan në vetëpërmbajtje ekstreme

Si nisi përplasja e policisë me anëtarët e MEK? Flet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka treguar detaje nga operacioni policor në kampin Ashraf 3 në Manzë, ku policia pati përplasje me muxhahedinët.

Nga konferenca për mediat, Rrumbullaku tha se fillimisht ka pasur mirëkuptim nga anëtarët e MEK, madje i kanë lejuar të bëjnë kontrolle. Sipas tij, rezistenca nisi kur u vunë re salla operative dhe kompjutera.

Sipas Rrumbullakut, policia nuk ka përdorur dhunë ndaj tyre, por ishin anëtarët e MEK që kaluan në vetëpërmbajtje ekstreme.

Rrumbullaku: Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë kemi thirrur në taim të 6 drejtuesit e kampit MEK, për 1 orë kemi bërë kontroll. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para.

Kërkuam hapje te portave respektive, bashkë me drejtuesit kemi hyrë në ambientet e territorit. Më pas ka nisur faza e kontrollit, ku për 2 orë vumë re salla servera dhe kompjutera, më pas nisi një rezistencë e tyre duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. U kalua në vetëpërmbajtje ekstreme. Nuk është përdorur dhunë ndaj tyre.

Nuk kemi gjetur mbështetje. I vetmi mjet që u përdor ishte sprajti individual i punonjësve. Nga ana jonë u përdor vetëm sprajt, janë dëmtuar 15 policë, janë lënduar 21 shtetas që ndodhen në 2 spitale të Tiranës, tani 15 kanë lënë spitalin.

Në tërësinë e të gjithë veprimeve të kryera kanë qënë të ligjshme, pa kaluar kufirin e përdorimit të forcës.

Të fundit