Flash News

E-TJERA

Itali/ Shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian, plagos ish-gruan

Itali/ Shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian,

Një 45-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Foggia. Shqiptari plagosi edhe ish-bashkëshorten e tij. Shtetasi italian që mbeti i vdekur bashkë me vajzën e 45-vjeçarit është identifikuar si Massimo De Santis 51 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari është arrestuar, ndërsa ish-bashkëshortja e tij ndodhet në spitalin e Foggia-s duke marrë trajtim shëndetësor.

Sipas raportimeve, vajza 16-vjeçare ka shpëtuar nënë nga thika, por fatkeqësisht ndërroi jetë vetë.

Të fundit