Flash News

E-TJERA

Shqiptarët i kushtojnë shtrenjtë Britanisë, qeveria pagoi 1.2 milion £ për përkthimet e të arrestuarve

Shqiptarët i kushtojnë shtrenjtë Britanisë, qeveria pagoi

Britania e Madhe ka shpenzuar rreth 1.2 milion £ vitin e kaluar për përkthyesit e emigrantëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve janë dyshuar nga qeveria vendase edhe si kriminelë.

‘The Sun’ raporton se shifra e shpenzimeve pësoi një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2017 kur u shpenzuan 507,000 £. Sipas medias britanike, numri i shqiptarëve që janë aktualisht në burg në Angli dhe Uells kapërceu nga 726 për vitin 2017, në 1500.

Bandat shqiptare kontrollojnë pjesën më të madhe të tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të përfshira në trafikimin e njerëzve. Në gusht doli se numri i kalimeve nga Franca ishte rritur dhe përbënte 6 nga 10 emigrantë të paligjshëm.

Banda ‘Hellbanianz’ me bazë në Londrën Lindore ka postuar video që tregojnë një mori parash dhe makinash.

Ministria e Drejtësisë shpenzoi 21.3 milion £ për përkthyes vitin e kaluar, nga 16 milion £ e një viti më parë. Shumica shkuan te polakët, 3.2 milionë funte nga 2.8 milionë £ pesë vjet më parë.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 1 milion polakë dhe 100,000 shqiptarë.

Shqiptarët u kthyen në shqetësim për qeverinë britanike. Pak kohë më parë, ‘Birmingham Mail’ i kushtoi një artikull bandave shqiptare në Angli ku shkruante “Mafia shqiptare po forcohet në tregtinë fitimprurëse të drogës dhe prostitucionit në Birmingham dhe Ëest Midlands. Gangsterët që mbajnë nën kontroll botën e nëndheshme kanë lëvizur drejt qytetit, si dhe në Coventry e Black Country, duke u zënë vendin kriminelëve vendas”.

Shqiptarët janë renditur në top 10-shen e prindërve me origjinë të huaj që lindin në Britaninë e Madhe, duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme të lindur jashtë shtetit, nga të cilët 22,000 ishin femra.

Të fundit