Flash News

E-TJERA

Shqipëria mundet 1-0 në miqësoren kundër Suedisë

Shqipëria mundet 1-0 në miqësoren kundër Suedisë

Kombëtarja Shqiptare mundet nga Suedia në ndeshjen miqësore që u luajt sot në stadiumin “Friends Arena”, në Stokholm.

Shqipëria pësoi disfatë me rezultatin 0-1 ndaj Suedisë, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, takim ky në kuadër të përgatitjeve për Europianin.

Pavarësisht rasteve, rrjeta e kundërshtarit mbeti e paprekur, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishin vendasit ata që na ndëshkuan me një gol nga Nilson.

Kjo është ndeshja e dytë miqësore që kuqezinjtë humbasin, pas përballje me Kilin.

Të fundit