Flash News

E-TJERA

Shqipëria me përqindjen më të ulët të punës në distancë, 75% e punonjësve në rrezik depresioni

Shqipëria me përqindjen më të ulët të punës

Puna në distancë ose puna nga shtëpia ishte alternativa më e mirë për kompanitë në kohën kur bota u përball me shpërthimin e virusit Covid-19. Një pjesë e vendeve vendosën që puna nga shtëpia e alternuar me atë nga zyra, të qëndrojë edhe pas heqjes së kufizimeve dhe izolimit.

Një anketë e zhvilluar së fundmi nga Eurofound tregon se puna në distancë është më e zakonshme në vendet e Bashkimit Evropian, se san ë vendet fqinje të BE-së. Puna në distancë është bërë më e përhapur, duke sjellë me vete mundësi dhe sfida që ndikojnë në jetën e të gjithë punëtorëve.

Marrëveshjet fleksibël të punës janë më të zakonshme në mesin e të anketuarve në BE sesa midis atyre nga vendet fqinje të BE-së.

Modelet e telepunës në përgjithësi tregojnë grupe më të mëdha të të anketuarve që punojnë nga shtëpia ose në aranzhime të kombinuara (shtëpia dhe vendi i punës) në BE (rreth 31% e punëtorëve të anketuar), krahasuar me vendet fqinje të BE-së (vetëm 14% e punëtorëve të anketuar). Në BE, 12% e të anketuarve që punojnë raportuan se kanë punuar vetëm nga shtëpia në muajin e fundit, krahasuar me 9% të të anketuarve në vendet fqinje të BE-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindjen më të lartë të punonjësve që kanë punuar vetëm nga zyrat, duke përjashtuar opsionin e të punuarit nga shtëpia. Afërisht, 3% e të punësuarve në RMV punuan vetëm në shtëpi, ndërsa në Shqipëri afro 4% zgjodhën punën në distancë muajin e kaluar.

Shqipëria me përqindjen më të ulët të punës

Në Shqipëri puna në distancë nuk gjen përhapje për shkak të modelit ekonomik, i cili mbështet në krah pune dhe jo në aftësi.

Rezultatet e Eurofound treguan po ashtu se 75% e punonjësve në moshën 18 deri 44 vjeç janë në rrezik të depresionit në vendet fqinje të BE-së, ku bën pjesë edhe Shqipëria.Shqipëria me përqindjen më të ulët të punës

 

Të fundit