Flash News

E-TJERA

Shkatërrohen parmakët e Urës së Mbrostarit, dyshime se një mjet ka rënë në lumin Seman

Shkatërrohen parmakët e Urës së Mbrostarit, dyshime se

Një aksident dyshohet të ketë ndodhur pranë vendit të quajtur si Ura e Mbrostarit në Fier.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës është raportuar se parmakët e hekurt të urës janë shkatërruar, duke hedhur dyshime se një mjet mund të jetë përplasur me to dhe të ketë rënë në ujërat e lumit Seman.

Efektivët e policisë kanë nmbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer kqyrjet e para, por deri tani nuk rezulton ndonjë mjet në ujë.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti dhe po tentohet të kontaktohet me drejtuesin e mjetit që e ka në posedim.

Një tjetër pistë është që mjeti të jetë përplasur me parmakët dhe më pas të jetë larguar.

Të fundit