Flash News

E-TJERA

Shifrat e INSTAT: Rritet importi, bie prodhimi i energjisë në hidrocentrale

Shifrat e INSTAT: Rritet importi, bie prodhimi i energjisë në

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, energjia elektrike në dispozicion u ul me 3,5 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 38,1 % duke arritur vlerën 1.647 GWh nga 2.660 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2021.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 38,3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 60,9 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 0,8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2022, arriti vlerën 664 GWh nga 228 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2,9 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 415 GWh nga 924 GWh duke shënuar një rënie me 55,1 %.

Shifrat e INSTAT: Rritet importi, bie prodhimi i energjisë në

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2022, u ul me 1,9 % duke arritur vlerën 1.533 GWh nga 1.563 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2021. Ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 2,1 %, përkundrejt rënies me 1,7 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

 

Të fundit