Flash News

E-TJERA

Shifrat/ 40% e të rinjve në Shqipëri jetojnë me prindërit, norma mbi mesataren e BE

Shifrat/ 40% e të rinjve në Shqipëri jetojnë me

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të fëmijëve që jetojnë me prindërit. Sipas të dhënave të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, vendi ynë renditet i treti në Evropë me 25.6% të të rinjve të grumpmoshës 18-34 vjeç që janë të papunë dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi me prindërit.

Nga të dhënat e përpunuara nga SCAN INTEL, rezulton se treguesi për Shqipërinë është rreth 13 pikë përqindje larg mestares së Bashkimit Evropian për vitin 2020.

Vendet e rajonit kryesojnë Evropën ku Maqedonia e Veriut dhe Serbia kryesojnë në dy vendet e para me 27.6% dhe 26.1% të të rinjve të cilët jetojnë në një shtëpi me prindërit. Pas tyre vjen Shqipëria dhe më pas Mali i Zi treguesi i të cilit është 25% për vitin 2020.

Në fund të vendeve të Europës me normën më të ulët të personave jo të punësuar të cilët jetojnë me prindërit janë Malta me 3%, Hollanda me 3.2% dhe Rumania me 3.5%.

Sipas të dhënave, 40% e të punësuarve në Shqipëri, që i përkasin grupmoshës 18-34 vjeç, jetojnë me prindërit e tyre. Shifrat tregojnë se norma e personave të punësuar të cilët jetojnë me prindër është rritur më shumë se kategoria e personave të papunëve.

Kjo për shkak se një pjesë e kategorisë së fundit mund të përbëhet nga student që janë larguar nga shtëpia e prindërve për shkak të studimeve.

Të fundit