Flash News

E-TJERA

Serbia ndalon eksportin e drithërave, Shqipëria merr 36% nga Beogradi

Serbia ndalon eksportin e drithërave, Shqipëria merr 36% nga Beogradi

Duke filluar nga nesër, Serbia do të ndalojë eksportin për vajin, miellin, grurin dhe misrin, pas krizës dhe rritjes së çmimeve që ka kapluar thuajse jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por të gjithë Evropën.

Një masë e tillë është marrë për të pasur një kurbë të qëndrueshme çmimesh, në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit. “Në dy ditët e fundit, eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar, kështu që ne duhej të reagonim”, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti Vuçic tha se Beogradi do të ketë probleme nëse Bashkimi Evropian ndalon importin e karburanteve të ardhura nga Rusia. Vuçiç u shpreh se industritë janë duke kërkuar rezervë nga vendet e treta.

“Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim. Ne po kërkojmë të shohim se ku mund të marrim naftë dhe gaz pasi NIS po kërkon nga vendet e treta për importe. Qeveria ka hartuar një dokument për të përjashtuar disa mallra nga taksat doganore në vitin 2022 dhe që do të përfshijë, nëse është e nevojshme, naftën e vendeve të treta”, tha Vuçiç.

Ndalimi i eksportit serb, kryesisht të drithërave, është një humbje edhe për Shqipërinë. Nga Serbia, vendi ynë importoi 36% të drithërave vetëm për vitin 2021. Sipas INSTAT, në 2021 në Shqipëri u importuan 326 milionë kg drithëra, nga të cilat 36% erdhën nga Serbia dhe 46% nga Rusia. Në një situatë të tillë, ndalimi i mporteve edhe nga Rusia do t’i sillte kosto vendit tonë.

Serbia ndalon eksportin e drithërave, Shqipëria merr 36% nga Beogradi
Importuesit kryesorë të drithërave në Shqipëri

Të fundit