Flash News

E-TJERA

Senati amerikan refuzon kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri

Senati amerikan refuzon kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i

Senati amerikan nuk ka pranuar kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Presidenti Biden e emëroi Kostalanic si ambasador i SHBA në Tiranë në janar të 2023, por senati i ka kërkuar këtij të fundit që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon.

Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH  ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

Nëse senati do t’i jepte dritën jeshile,  për David Kostelançik kjo do të ishte hera e dytë për të punuar  si diplomat në Shqipëri.

Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

Të fundit