Flash News

E-TJERA

Itali/ Sekuestrohet pasuria 6 mln € e biznesmenit shqiptar, i arrestuar në 2018 për përfshirje në trafik droge

Itali/ Sekuestrohet pasuria 6 mln € e biznesmenit shqiptar, i arrestuar

Mbi 5.8 milionë euro pasuri i është sekuestruar në Itali biznesmenit dhe sipërmarrësit me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku.

Corriere Della Serra raporton se sekuestroja e pasurive të paluajtshme është kryer pasi nga drejtësia italiane, Sallaku konsiderohet një person i rrezikshëm, me precedentë të mëparshëm penal.

Autoritetet italiane në Breschia kanë urdhëruar hetimin pasuror dhe ekonomik të Sallakut, çka rezultoi se të ardhurat që biznesmeni kishte, nuk përputheshin me standardin e lartë të jetesës dhe të ardhurave të deklaruara në organet tatimore.

Nën sekuestro janë vendosur edhe vila në Sale Marasino dhe hotel Villa Kinzica, që i përkasin Sallakut. Për Sallakun do të ishte vendosur edhe detyrimi për të qëndruar në komunën e vendbanimit.

Ish-presidenti i skuadrës italiane të futbollit "Darfo Boario", Sallaku u vendos në pranga në nëntor të vitit 2018, së bashku me 3 vëllezërit e tij, Gazmir, Taulant e Isuf, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përfshirjes në një grup trafikantësh droge.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi një vit më parë, sekuestron preventive për pronat e Gëzim Sallakut në vlerë rreth 3 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e tij, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve vëllait të tij dhe Rabi Kurtit.

Konkretisht:

- Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

- 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

- Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.    

Të fundit