Flash News

E-TJERA

Sa paguajnë të dënuarit për të siguruar drogë në qelitë e burgjeve shqiptare?

Sa paguajnë të dënuarit për të siguruar drogë

Operacioni i drejtuar nga prokuroria e Elbasanit dhe përgjimet për korrupsionin në burgje nxorën në pah tarifat që paguanin të dënuarit për të siguruar në qeli drogë, alkool dhe sendeve të tjera të paligjshme.

Euronews Albania sjell disa nga bisedat e të dënuarve me familjarë e sekserë, ku përfshihen edhe zyrtarët e burgjeve.

Sa paguajnë të dënuarit për të siguruar drogë

Përgjimet tregojnë se të dënuarit paguajë edhe për qëndrimin në qeli me kushte më të mira.

Sa paguajnë të dënuarit për të siguruar drogë

Kur të dënuarit kërkojnë favore me këmbëngulje, ryshfeti rritet.

Sa paguajnë të dënuarit për të siguruar drogë

Nga hetimet në të 3 burgjet, Elbasan, Peqin dhe Drenovë ka rezultuar se nga qelia të dënuarit e privilegjuar vendosin edhe baste sportive dhe askush nuk i kontrollonte.

Me anë të celularëve që mbanin në qeli, disa prej të dënuarve flisnin lirisht me njëri tjetrin nga burgu në burg.

Për të faktuar përfshirjen e policëve të burgjeve në këtë skandal, prokuroria ka parë edhe filmimet e kamerave të sigurisë në këto institucione.

Një nga personat që ka përfituar prej tyre kapo i bandës së Vlorës, Gazmend Braka, i njohur për publikun me nofkën “Gaxhai”. Ndërkohë që emrat e të tjerëve deri më tani nuk janë bërë me dije.

Të fundit