Flash News

E-TJERA

Rusia kufizon hyrjen e shtetasve nga vendet ‘armike’, mes tyre edhe Shqipëria

Rusia kufizon hyrjen e shtetasve nga vendet ‘armike’, mes tyre edhe

Moska është duke përgatitur një dekret për të ndaluar hyrjen e shtetasve nga vendet e shpallura “armike”, për shkak se këto të fundit sanksionuan Rusinë pas luftës në Ukrainë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Në mesin e vendeve, shtetasit e të cilave janë të ndaluar të hyjnë në Rusi, janë Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Ukraina, si dhe disa shtete të tjera në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Shtetet për të cilat hyrja e qytetarëve është e ndaluar në Rusi janë: Shqipëria, Andorra, Australia, Kanadaja, Islanda, Japonia, Koreja e Jugut, Lihtenshtejni, Mikronezia, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Singapori, Zvicra, Tajvani, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Dekreti që Rusia është duke përgatitur synon kufizimin e vizës për hyrjen e shtetasve që vijnë nga vendet e listuara më lart.

Rusia kufizon hyrjen e shtetasve nga vendet ‘armike’, mes tyre edhe

Të fundit