Flash News

E-TJERA

Rrëfimi i Artan Hoxhës: Kam negociuar me njerëz që u kishin dhënë urdhër të më vrisnin

Rrëfimi i Artan Hoxhës: Kam negociuar me njerëz që u kishin

Artan Hoxha ka rrëfyer detaje të padëgjuara nga eksperienca e tij disavjeçare si gazetar investigativ dhe kontaktet me botën e krimit.

I ftuar në studion e “Më lër të flas” në Top Channel, Hoxha tregoi se ka pasur raste që jeta e tij është rrezikuar nga eksponentët e botës së krimit. Hoxha rrëfeu se ka negociuar disa herë me persona të cilët kishin urdhëruar ta vrisnin.

“Kaq vite sa kam në punë, kanë kaluar shumë eksperienca, por kur e mendoj më vjen për të qeshur se nuk qaj dot. Më është dashur të negocioj me njerëz që u kishin dhënë urdhër të më fusnin një plumb. Ai që kishte dhënë urdhër thoshte tek plumb, se ai qitsi ishte nga ata që nuk shtinte të martën, por të mërkurën ta fuste një plumb për dhuratë atij që kishte dhënë porosinë”, tha Hoxha.

Gazetari ka treguar edhe ‘strategjinë’ e tij për tu mbrojtur.

“Unë zakonisht rri në lokale që njoh pronarin, klientela, mundësisht nga i vjen rakia, pijen e marr vetë te banaku. Zakonisht shpatullat i vë pas muri dhe të kem një kolonë që mund t’i shmangem goditjes së parë. Në bllok më ke parë se të gjithë ata të fortët që rrinin aty janë zhdukur dhe janë ose në Ekuador ose në Kolumbi ose në Dubai. Më i forti aty kam mbetur unë”, u shpreh Hoxha.

Të fundit