Flash News

E-TJERA

Rekord ndërtimesh në 2021-shin, 1.6 mln m2 leje ndërtimi vetëm për Tiranën

Rekord ndërtimesh në 2021-shin, 1.6 mln m2 leje ndërtimi

Sektori i ndërtimit ka njohur një rritje të fuqishme në vitit e fundit, duke arritur rekord në vitin 2021.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Produkti i Brendshëm bruto (PBB) i sektorit të ndërtimit, i matur me çmime korente, që vlerëson transaksionet ekonomike të sektorit arriti në 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro) në vitin 2021.

Pas viteve 90’, pjesa më e madhe e kapitalit ka shkruar për ndërtimin e banesave dhe apartamenteve. Zhvillimet demografike dhe migrimi i popullatës nga zonat rurale në zonat urbane, nxiti tendencën në rritje të zhvillimit të sektorit të ndërtimit.

Në vitin 2013, ndërtimi arriti në një periudhë pause duke regjistruar nivelin më të ulët të zhvillimit. Por, pas vitit 2013, u vu re rikthimi i vrullshëm i ndërtimit, sidomos në Tiranë.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë m2, duke regjistruar një nivel rekord që nga viti 2010 kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.

Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022.

 

Të fundit