Flash News

E-TJERA

Reagon ambasada ruse në Tiranë për incidentin me "spiunët" në Gramsh: Asnjë informacion nga autoritetet shqiptare

Reagon ambasada ruse në Tiranë për incidentin me

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin që ndodhi në Gramsh dy ditë më parë. 

Kujtojmë se dy ditë më parë, dy shtetas rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh. Ambasada ruse shkruan se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.

Sipas trupës diplomatike ruse në vend, i është dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për t’i vënë në dijeni për detajet e ngjarjes.

“Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat”, thuhet në reagim. Ambasada nënvizon se i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Të fundit